Shtrëngata në të gjithë vendin dhe rrezik për përmbytje

Diel, 22 December 2019 08:43

E dielë, 22 dhjetor 2019. Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit – IGJEUM

RESHJET

  Nesër (e diel, dt.22), priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera priten reshje intensive dhe mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.
 

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE

 

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (e shtunë, dt.21) dhe (e diel, dt.22) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufirit shtetëror në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Lumenjtë dhe përrenjë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).

Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve, në këto qarqe ka mundësi për përmbytje lokale dhe prurje të larta kryesisht përgjatë fundjavës.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 18 °C,

në vendet e ulëta: 12 / 17 °C,

në vendet malore: 7 / 11 °C

ERA

Nesër (e diel, dt.22) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...