Zbulohen të dhënat sekrete të doganave: Pas miellit edhe qumështi serb pushton tregun shqiptar

Hënë, 30 December 2019 20:37

Në sfond të bisedimeve për 'Minishengenin ballkanik', Shqipëria ka nisur që të vuajë pasojat në fushën e tregtisë dhe pse kushtet e lehtësimit tregtar ende nuk kanë ndodhur.

Pas vërshimit të miellit serb me çmim të lirë që çoi gati në falimentim fabrikat e miellit në Shqipëri më 2017-tën, një kërcënim tjetër ka nisur këtë vit.

Sipas të dhënave konfidenciale nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë nëntëmujorit 2019, importet e qumështit të papërpunuar arritën në 13 mijë tonë.

Ndërkohë tonelata me qumësht të pasterizuar importohen nga Serbia dhe shtete të tjera fqinje me Shqipërinë për llogari të fabrikave të mëdha të përpunimit të qumështit në vend.

Arsyeja kryesore se përse fabrikat shqiptare po importojnë qumështin e papërpunuar nga rajoni lidhet me çmimin e lirë sidomos në Serbi, pasi atje i gjithë procesi blegtoral subvencionohet nga shteti.

Nga janari në shtator janë importuar nga Serbia për llogari të fabrikave shqiptare 4.6 tonë qumësht i pasterizuar, duke zënë 38% të totalit të importeve të qumështit me një vlerë mbi 2 milionë euro.

Importues ishin fabrikat më të mëdha në Shqipëri që e përdorën këtë produkt si lëndë të parë.

import.jpg

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...