Moti kthen faqe! Zbuloni çfarë iu pret orët në vijim

Premte, 17 Janar 2020 14:50

Pas disa ditëve me mot me diell, tashmë situata atmosferike mbi vendin tonë do të ndryshojë gradualisht duke filluar nga dita e nesërme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se dita e Shtunë do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin, por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës pritet shtimi gradual i vranësirave fillimisht mesatare dhe prej orëve të pasdites deri të dendura. Në orët e vona të mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta përgjatë vijës bregdetare.

Ashtu si këto ditët e fundit edhe nesër në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe sipërfaqet ujore pritet të ketë mjegull të dendur dhe shikim të reduktuar dhe gjithashtu për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë edhe brymë.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të regjistrohen nga -6ºC në zonat malore deri në 5ºC në ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 5ºC në zonat malore deri dhe 15ºC në ato bregdetare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...