Inspektorëve të Tatimeve do t'u vihet GPS

E mërkurë, 22 Janar 2020 08:17

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Znj.Delina Ibrahimaj, bëri publike dje prioritetet e Administratës Tatimore për vitin 2020. Ibrahimaj the se “Zbatimi i Planit Operacional 2020 ka qëllim reduktimin e informalitetit dhe rritjen e nivelit të përmbushjes vullnetare tatimore.”Administrata Tatimore do të ketë në fokus të punës së saj për vitin 2020 rritjen e efiçensës dhe përmbushjen e detyrave funksionale, përmes standartizmit të një analize inteligjente në qasjen ndaj tatimpaguesve.

Risitë në punën e drejtorive tatimore do të jenë: Përmirësimi i cilësisë së kontrolleve tatimore nëpërmjet Standartizimit të procedurave të kontrollit si dhe automatizimit të raport kontrollit në sitemin C@TS.. Përdorimi i metodave indirekte si një risi e procedurave gjatë kontrollit tatimor, mbi bazën e skenarëve të ndryshëm sipas industive, më mbështetje dhe asistencë të FMN, lehtësimi i procedurave për plotësimin e  deklaratës së të ardhurave individuale për individët  me burim të ardhurash nga paga dhe ata të dypunësuar (DIVA) etj.

Po ashtu, theksoi Ibrahimaj, "përdorimi i sitemit GPS me qëllim monitorim të plotë të verifikimeve në terren nga inspektorët tatimorë. Administrimi i centralizuar i borxhit duke e përqëndruar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura në tre rajone dhe lehtësuar procedurat.

E në përfundim, implementimi i sistemit Track &Trace në sektorë të vecantë të industrisë - Hidrokarbureve, alkolit-, e cila do të zgjerohet edhe në industri të tjera dhe do të vijohet me propozime për ndryshime ligjore për të rritur gjurmueshmërinë e evazionit fiskal."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...