Ky është biznesmeni i kromit të Bulqizës që u gjet i hedhur në kanal dhe vdiq rrugës për Tiranë

Saturday, 01 February 2020 11:14

Viktima, biznesmeni Durici

Ky që shikoni në këtë foto të publikuar nga newsbomb.al është biznesmeni i kromit në qytetin e Bulqizës, Murat Duriçi.

Ai sipas raportimeve të policisë, ndërroi jetë mbrëmë si pasojë e një aksidenti.

Një shofer furgoni i identifikuar si Mentor Çeku, po udhëtonte në gjendje të dehur në Bulqizë teksa biznesmeni po ecte rrugës me këmbë.

Çeku e ka përplasur dhe e ka hedhur në kanal biznesmenin 52-vjeçar.

Ai është gjetur në gjendje kritike nga kalimtarë të rastit të cilët e kanë nisur për mjekim drejt Tiranës por rrugës ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.

Policia arrestoi drejtuesin, i cili pas aksidentit braktisi mjetin në vendin e ngjarjes dhe u largua pa i dhënë ndihmë Duriçit.

NJOFTIMI I POLICISË: Bulqizë

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasi, M. C., 45 vjeç banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi në orët e mbrëmjes datë 31.01.2020, duke drejtuar automjetin furgon tip "Ford", në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, ka përplasur këmbësorin M. D., 52 vjeç, ku si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit pas aksidentit, braktisi automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve të policisë është bërë arrestimi i tij.

Shtetasit M. C., i është bërë testi i alkoolit me aparatin drager dhe ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.60 mg/l.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale " Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" , "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", dhe "Largim nga vendi i aksidentit".

Modifikuar më Saturday, 01 February 2020 11:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...