Shkon në 1665 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë

Diel, 16 February 2020 08:29

Ka shkuar në 1665 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kinë. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë. Ndërkohë vetëm për ditën e diel konfirmuar 2009 raste të reja të personave të prekur nga virusi vdekjeprurës, ndërkohë që shumica e viktimave janë regjistruar në Hubei.

Provinca Hubei dhe kryeqyteti i saj, Wuhan, ndodhen në karantinë pothuajse të plotë që nga 23 janari. Shkollat, fabrikat dhe zyrat janë mbyllur dhe shumica e linjave të udhëtimit janë ndërprerë.
“Reuters” shkruan se jashtë Kinës, deri më tani janë regjistruar rreth 500 raste në dhjetëra shtete dhe territore, ndërsa katër persona kanë vdekur. Ndërkohë, në Paris një turist kinez humbi jetën nga virusi.

Po ashtu mësohet se në anijen e madhe japoneze, në të cilën ndodhen rreth 3700 pasagjerë në karantinë, u konfirmuan edhe 70 raste të reja të personave të infektuar, duke e çuar në 355 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve. Aktualisht koronavirusi ka prekur disa shtete të botës, përveç Kinës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...