Tërmeti la pa spital Laçin, banorët: S’dimë ku të kurohemi

Diel, 16 February 2020 09:08

Që prej tërmetit të 26 nëntorit, qyteti i Laçit ka mbetur pa spital. Godina e këtij institucioni shëndetësor u shpall e pabanueshme dhe prej më shumë se 1 muaji është bërë gati për t’u shembur.

Pavijonet e spitalit duken si gërmadha, pasi janë hequr të gjitha orenditë, si dhe dyert e dritaret. Në këto kushte, urgjenca e spitalit është zhvendosur përkohësisht në ambientet e një qendre bamirësie, ndërsa për sa i takon shërbimit spitalor për pacientët e planifikuar, ata i drejtohen Lezhës apo Tiranës.

Banorët presin vetëm që të shembet sa më shpejt godina ekzistuese dhe të ndërtohet sa më parë spitali i ri. Shembja e godinës së spitalit është paralajmëruar prej më shumë se 1 muaj, por procesi ende nuk dihet se kur do të ndodhë.

Në këtë situatë, ata që po i vuajnë pasojat e mungesës së shërbimit shëndetësor janë mijëra banorë të Kurbinit, të cilët e kanë të domosdoshëm spitalin.

Në repartin e urgjencës të improvizuar në Laç paraqiten rreth 100 persona në ditë, për ndihmë mjekësore. Fluksi në këtë periudhë me viroza të stinës duket se ka tendencë në rritje, ndërsa ambientet janë mjaft të kufizuara.

Mjeku i urgjencës, Agron Lala, tregon për gazetën “Panorama” për kushtet që u janë ofruar pacientëve në këtë qendër, referuar situatës që po kalon ky shërbim jashtë ambienteve të spitalit.

“Jemi zhvendosur në këtë qendër që pas dëmtimit të Spitalit të Laçit. Këtu kemi vendosur vetëm urgjencën, ndërsa shërbimet e tjera janë të shpërndara. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur fluks pacientësh për shkak edhe të virozave.

Deri tani ia kemi dalë me sukses, por këtu thjesht japim shërbimin e urgjencës dhe pacientët që kanë probleme dhe kanë nevojë për t’u shtruar në spital, i dërgojmë drejt Lezhës ose Tiranës. Urgjenca është e pajisur me medikamentet e nevojshme, ndërsa i gjithë stafi mjekësor është zhvendosur këtu për të qenë në shërbim të qytetareve që kanë nevojë“, thotë Mjeku Lala.

VËSHTIRËSITË PËR TË MARRË SHËRBIMIN

Problem për qytetarët mbetet vizita te mjeket specialist, pasi klinikat ndodhen të shpërndara në disa zona të qytetit dhe qytetarët janë të painformuar për vendndodhjen e tyre. Bashkia e Kurbinit është një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit, por që ende nuk ka një vlerësim përfundimtar të objekteve të dëmtuara. Deri tani janë shembur vetëm 7 pallate, ndërsa për të tjerët që janë shpallur të pabanueshëm pritet vlerësimi përfundimtar, i cili do të vendosë për fatin e tyre nëse do të shemben apo rikonstruktohen.

Banorët e Kurbinit, të cilët kanë nevojë për shërbim shëndetësor, shprehen mjaft të shqetësuar pasi u duhet të udhëtojnë gjatë për të marrë shërbimin mjekësor. “Mungesa e spitalit është një problematikë shumë e madhe. Është tepër e vështirë t’i gjejmë ku është vendosur urgjenca dhe shërbimet e tjera, pasi nuk kanë vendosur asnjë njoftim. Spitali është baza dhe është e papranueshme që të mos merren masa. Nuk pret i sëmuri ta dërgojmë në Lezhë apo Tiranë për të marrë mjekim. Këtu në Kurbin jemi mijëra banorë që kemi nevojë për shërbimin spitalor“, thotë një banor i Laçit.

Një tjetër banor e konsideron absurditet neglizhencën e institucioneve, të cilët nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për vënien në funksion sa më të shpejtë të spitalit. “Po bëhet më shumë se 1 muaj që spitali është bërë gati për t’u shembur dhe asgjë nuk kanë bërë. Kryeministri ka thënë se në pranverë do të jetë gati spitali i ri, por me çfarë po shikoj asgjë nuk po bëhet. Këto ende nuk kanë shembur godinën e dëmtuar dhe kjo është absurde.

Askush s’të jep përgjigje se çfarë do të bëhet. Kam pas fëmijën e sëmurë me viroza dhe e kam dërguar 1 javë rresht çdo ditë në Lezhë për të marrë mjekim. Janë mijëra banorë të zonës së Kurbinit të cilët kanë ngelur pa shërbim shëndetësor dhe kjo është e pafalshme për shtetin shqiptar”, thotë banori tjetër. Qytetarët e Kurbinit kërkojnë që t’i jepet zgjidhje sa më parë problematikës, ashtu siç është premtuar nga qeveria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...