Greqia “paralizohet” nga greva 24 orëshe, ndërpritet puna në disa institucione

E mërkurë, 19 February 2020 09:14

Punonjësit e pushtetit lokal, gazetarët, punonjësit e spitaleve shtetërore, të hekurudhave dhe të porteve i janë bashkuar grevës e cila ka filluar në orën 06:00 sipas kohës lokale në Greqi me thirrjen e bërë nga Konfederata e punonjësve të sektorit publik (ADEDY), Fronti militant i të gjithë punëtorëve (PAME) dhe Qendrës së punëtorëve të Athinës (EKA).

Gjatë grevës ku ka patur ndërprerje në shërbimet në spitalet shtetërore dhe në disa bashki, thuhet se nuk janë përditësuar në orë të caktuara faqet e internetit kryesisht për lajme dhe se nuk janë publikuar edicionet e lajmeve në kanalet televizive private dhe ato shtetërore.

Si pasojë janë anuluar udhëtimet ndërqytetase me tren si dhe disa anije për udhëtimet mes territorit tokësor dhe ishujve kanë qëndruar të ankoruara në port.

Ndërkohë ka shkaktuar ndikim negativ në trafikun e kryeqytetit, mbështetja që punonjësit e sektorit të transportit publik kanë dhënë për grevën duke ndërprerë punën në orë të caktuara të ditës.

Në kuadër të grevës sindikata të ndryshme, kryesisht ADEDY, PAME dhe EKA zhvilluan protesta në kryeqytetin grek Athinë. Pas protestave në sheshet “Klaftmonos” dhe “Omonia” në qendër të qytetit, protestuesit marshuan deri në sheshin “Sintagma” ku ndodhet Parlamenti.

Projektligji i përgatitur nga qeveria i cili u soll dje në Parlament për t‘u miratuar nën emërimin e “Reformës së sigurimeve dhe transformimit dixhital të institucionit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore”, përfshin rritjen e primeve të sigurimit dhe rregullimin e pensioneve sipas inflacionit.

Punonjësit e sektorit publik dhe punëtorët që kundërshtojnë projektligjin, dëshirojnë heqjen e kufizimeve të vendosura ndaj institucioneve të sigurimeve shoqërore në kuadër të referendumeve në vitet e krizës financiare dhe që të gjitha fondet e pensionistëve të vendosen nën sigurinë shtetërore. Punonjësit e sektorit publik kërkojnë zbatimin e shpërblimeve gjatë festave për punëtorët dhe pensionistët me dy paga në vit të cilat njihen edhe si paga e 13 dhe 14.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...