Në pranga shqiptari, hyri në korsinë e urgjencës dhe iu vu pas ambulancës

E Enjte, 20 February 2020 08:52

Policia Kantonale e Cyrihut ka ndaluar të martën pasdite një shqiptar, i cili ishte ne timonin e makines se tij, pas nje autoambulance që po lëvizte në korsinë e urgjencës.

Ate dite, pasdite, kishte ndodhur një përplasje në tunelin Gubrist shkruan polizeinews.ch.

Ndërkohë që  drejtuesit tjerë të automjeteve i hapnin autoambulancës qe ta linin te kalonte, shoferi 40-vjeçar, shqiptar nga Kosova, vendosi ta ndiqte me makinën e tij, ambulancën e cila kishte ndezur dritat dhe sirenën, transmeton  albinfo.ch.

Kur një tjetër ambulancë me sinjale paralajmëruese iu afrua makinës nga pas, shoferi e futi sërish automjetin e tij në kolonë. Por ai tashmë u ndalua nga policia në vendin e aksidentit. Policët konstatuan se shoferi e kishte filmuar udhëtimin e autoambulancës dhe vendin e aksidentit me celularin e tij. Ndaj tij raportohen një numër i shkeljeve të ligjit.

Ndërkaq në përplasjen që kishte ndodhur në tunelin Gubrist, në drejtim të Bernës, janë lënduar  dy shoferë, njëri 41 dhe  tjetri 59 vjeç. Kjo ishte arsyeja përse autoambulanca po shkonte drejt spitalit. Në orën 4:40 pasdite vendi i aksidentit ishte pastruar dhe tuneli mund të përdorej normalisht, por shqiptari tashme do perballet me ligjin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...