Kamioni kaloi nga Shqipëria, flet ministri i Brendshëm i Maqedonisë: Konfiskuam vetëm 1 kg kokainë, pjesa tjetër është në…

E Enjte, 20 February 2020 13:28

Ministri teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev ka konfirmuar sot se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm 1 kilogram kokainë.

Ndërkohë që janë arrestuar 4 persona të cilët janë ndaluar në stacionin policorë, ndërsa gjatë ditës pritet të dalin para gjykatësit hetues.

Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtare, me çrrastë janë përfshirë edhe disa vende të tjera.

‘Bëhet fjalë për në interes të hetimit, personat që  janë arrestuar, unë i përmenda. Në rast se gjatë hetimit del që edhe persona tjerë dhe kompani tjera janë të përfshira, atëherë hetimi do të zgjerohet.

Në shtetin tonë është konfiskuar vetëm një kilogram, sasia tjetër është në shtet tjetër, bëhet fjalë për një sasi të madhe por nuk mund ta them për të mos dëmtuar hetimin.

Ditëve në vijim do të mësoheni me detajet por edhe sasinë e drogës’, tha Çulev duke mos shpalosur më shumë detaje nën arsyetimin që të mos dëmtoj procesin sepse bëhet fjalë për informata sensitive.

‘Gjithçka që do të shtoja, vetëm se do të dëmtoja hetimin. Këto që thuhen këtu janë zyrtare, gjitha tjerat janë spekulime’, tha Çulev.

‘Deri pas orës 24:00 janë kryer bastisje, nuk kanë kaluar as 12 orë nga bastisjet. Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtarë. Kaq mund të them për këto 12 orë. Flas për informata zyrtare dhe jo për atë që kanë shkruar mediat’, u shpreh Çulev.

Modifikuar më E Enjte, 20 February 2020 13:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...