Kapen mbi 10 kg kokainë, pranga tre shqiptarët. Ja skema për përdori policia për t’i futur në kurth

Hënë, 24 February 2020 14:20

Policia italiane ditën e dielë ka sekuestruar 10 kilogramë e gjysmë kokainë, vlera e së cilës nëse do dilte në treg përllogaritej në dy milion euro, ndërsa në pranga vuri tre person

Si ndodhi arrestimi

Pasditen e së dielës shqiptari, K.M., 34 vjeç, ndalet me makinë, një Citroen C4, në sheshin e Italtrans në Kalkio.

Pas pak mbërrin një kamion dhe dy persona, B.G., 36 vjeç dhe Z.M., 40 vjeç, vijnë nga Abruzzo, të dy shqiptarë.

Të dy shqiptarët që erdhën nga Abruzzo shihet që mbajnë në duar një zarf të madh, të cilin ia dorëzojnë 34-vjeçarit. Ai i përshëndet dhe largohet.

Në këtë moment policia ndahet. Disa qëndrojnë dhe monitorojnë dy shqiptarët, ndërsa disa të tjerë ndjekin shqiptarin 34-vjeçar dhe ky i fundit bënte manovra për t’u siguruar se nuk po ndiqej.

Pastaj në Covo shqiptari është ndalur. Policia kontrollon zarfin, por është bosh dhe madje në makinë nuk dukej asgjë.

Më pas qentë antidrogë futën në makinë dhe zbulojnë një sistem butonash, përmes të cilit hapej një ndarje në makinë ku u gjetën katër pako kokainë dhe shqiptari u shoqërua në komisariat.

Ndërkohë, karabinierët e tjerë që ishin tek dy shqiptarët e tjerë i kapën ata dhe u kontrolluan mjetet. Të dy shqiptarëve iu gjet një zarf me rreth 400 gram kokainë.

Kështu malli i sekuestruar të tre shqiptarëve është përcaktuar 10 kilogramë e gjysmë kokainë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...