Ekzekutohet ish-anëtari i UÇK dhe i digjet trupi

E Enjte, 27 February 2020 09:50

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes. Qerimi kishte qenë njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së, raporton Express. Ai dyshohet se është vrarë dhe më pas është djegur.

Ndërkohë përmes një komunikate për media, policia ka thënë se fillimisht ishte njoftuar për një veturë të djegur, në fshatin Zahaq të Pejës.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, ka bërë të ditur policia.

Policia ka sqaruar rrethanat në të cilat është gjetur i vrarë e më pas i djegur viktima.

Viktima Qerim Kelmendi ishte një prej ushtarëve të parë të UÇK-së, mik i heroit Ilir Konushevci. Qerimi ishte vëllai i Ibrahim Kelmendit, njërit nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...