Sekuestrohen 200 kg marijuana, arrestohen 14 persona, mes tyre edhe shqiptarë

E mërkurë, 04 Mars 2020 13:16

Një grup shqiptarësh dhe shtetas të kombësive të ndryshme janë arrestuar nga policia spanjolle si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikimit të marijuanës.

Policia spanjolle ka goditur një organizatë ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike që operonte në disa vende europiane

Një total prej 14 personash të kombësive të ndryshme, mes tyre shqiptarë, janë arrestuar.

Operacioni nisi marsin e vitit të kaluar kur një grup i përbërë nga shtetas me origjinë shqiptare po hetohej për zotërimin e një plantacioni të brendshëm marijuane në qytetin verilindor spanjoll të Reusit.

Produkti narkotik eksportohej më pas drejt destinacioneve si Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, për të përfituar nga çmimet e larta të tregut.

Transporti kryhej nga Barcelona, me ndihmën e kamionëve të regjistruar që dërgonin dy-tri herë në muaj ngarkesa deri 200 kg substanca narkotike.

Gjatë operacionit të fundit, policia spanjolle bastisi gjashtë godina të të dyshuarve ku edhe gjeti një total prej 200 kg bimë narkotike të paketuara, pajisje elektrike në plantacionin për rritjen e bimëve, dhe më shumë se 10 mijë euro vlera monetare.

14 të arrestuarit do të gjykohen për krime kundër shëndetit publik, pjesëmarrje në organizatat kriminale dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...