Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, deri më tani janë regjistruar mbi 10 tërmete, ku më i forti kishte një magnitudë prej 3.9 në orën 1:52 pas mesnate me një epiqendër 7 km nga Nocera Terinese (Catanzaro) dhe Serra d’Aiello (Cosenza) dhe një thellësi prej 33 km.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë qartë nga qytetarët, shkruan Ansa.
Ndërsa lëkundjet me magnitude 3.4 dhe 3.5 u regjistruan përkatësisht në orën 1:55 dhe 2:02.
Lëkundjet vijuan me të tjera dridhje me magnitudë më të vogël se 2. Asnjë i lënduar apo dëm material nuk është raportuar për momentin.