Kush është 54 vjeçari me dy mbiemra që u kap në Vlorë, ja pse kërkohej nga Italia

E mërkurë, 08 Prill 2020 09:07

Nje 54 vjecar i kerkuar nga Italia eshte arrestuar ne Vlore. Policia ben me dije se ka finalizuar operacionin policor, te koduar “Kumia” dhe ka vene ne pranga shtetasin Edmond Makri (Aliko), 54 vjeç, banues në Vlorë.opolicia-vlore
Sipas policise, Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2013 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi e ka dënuar me 12 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni dhe migracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian dhe nga Dekreti i Presidentit për Drogat.
NJOFTIMI
Operacioni, nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar në Itali për disa vepra penale.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë, si dhe kapjen e personave në kërkim.
Në këtë kuadër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kumia”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Edmond Makri (Aliko), 54 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2013 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi e ka dënuar me 12 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni dhe migracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian dhe nga Dekreti i Presidentit për Drogat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...