Egërsia e Erion Veliajt me shitësit ambulantë dhe çfarë ndodh në botë

E mërkurë, 18 Prill 2018 18:35

Policia Bashkiake e Erion Veliajt është kthyer në tmerr për shitësit ambulantë, ku jo vetëm që u sekuestron mallin, por edhe i dhunon. 

Dhunimi më i fundit i ushtarëve të Veliajt ishte para pak ditësh, ku një gruaje në mes të Tiranës i morën makinën e kokoshkave.

Për të mbrojtur punën me të cilën gruaje nxirrte bukën e gojës dhe ushqente fëmijët, ajo sulmoi policët e Bashkisë, të cilët nën pushtetin e uniformës nuk donin t’ia dinin për gruan. 

E gjithë ngjarja në fakt u shënua në sytë e vajzës së saj, ku ajo u tmerrua nga skena në fjalë.

 

Por çfarë ndodh në botë?

Edhe pse shumë herë thuhet mos na merrni shembuj nga SHBA, një gjë e tillë duhet bërë për të vënë në dukje dhunën e policëve të lali Erit, me përkujdesjen e policëve në SHBA ndaj shitësve ambulantë. 

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, duken dy policë amerikanë që ndalojnë një grua, e cila bashkë me djalin e saj shiste në rrugë. Nuk iu vërsulën për t’i marrë mallin, nuk e dhunuan fizikisht, asgjë nga këto që bëjnë policët e lali Erit nuk ndodhi.

 

Por me qetësinë me të madhe dhe me një dhembshuri dhe respekt, ata folën për disa minuta me gruan dhe djalin, ndërsa në fund iu dhuruan një gjeli deti. 

Kjo gjë nuk ndodh vetëm në SHBA, por në shumicën e vendeve që demokracia funksion dhe respektin për njerëzit e varfër që punojnë për bukën e gojës është maksimal.

Vetëm në Tiranë, Erion Veliaj dhe Policia e tij, mendojnë se evazioni fiskal ndodh tek shitësit ambulantë, një çmendur që ka një arsye pse bëhet. 

Veliaj ka shumë bezdi nga të varfërit që punojnë me ndershmëri për bukën e gojës, ai është i dashuruar me klientët e tij biznesmenë, më të cilët ndërton kulla dhe merr përqindjen e tij. /55News.al/

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 18:42

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...