Kthesë në hetimet për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia, ja lidhja me vrasjen e 2 marsit.

Tuesday, 28 Prill 2020 12:09

Dy ekzekutime, 4 të vrarë, 2 prej të cilëve vëllezër, e njëjta dorë. Kjo është ajo që ka rezultuar nga hetimet e prokurorisë për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia e ndodhur pasditen e djeshme në Durrës.
Prokuroria e Durrësit ka ngritur një pistë të re hetimi duke bashkuar dy dosje. Bëhet fjalë për dosjen e vrasjes së dy të rinjve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, ngjarje e ndodhur më 2 mars të këtij viti.
Bashkimi i këtyre dy dosjeve është bërë për faktin se dy vëllezërit Haxhia kanë njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat e para. Shkoza dhe Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm.

Burime nga prokuroria thanë se po hetohet jo vetëm aktiviteti i biznesit të dy vëllezërve për automjetet por edhe për një aktivitet të mundshëm kriminal të Besmir Haxhias.
Po kështu mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal që ka qëlluar dhe ndaj Dorian Shkozës e Anxhelo Avdias dhe ndaj vëllezërve.
Sa i përket atentatit mafioz, ashtu si më 2 mars edhe dje autorët janë larguar në të njëjtin drejtim. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...