Koronavirusi 'infekton' edhe kreditë, huatë me probleme rriten lehtë në mars

Hënë, 11 May 2020 14:40

Huatë që nuk kthehen në afat në banka kanë shënuar një rritje në muajin mars, duke u rikthyer tendencës zgjeruese për herë të parë që nga prilli i vitit 2019.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në mars, kreditë me probleme arritën në 8.21%, duke u rritur me 0.3 pikë përqindje në raport me muajin e mëparshëm, kur kishin arritur në nivelin më të ulët në 11 vjet.

 

Rritja e kredive me probleme lidhet me situatën e vështrë që po kalon ekonomia që nga fillimi i muajit mars, si rrjedhojë e kufizimit të aktivitetit ekonomik me synim frenimin e përhapjes së infeksionit të Covid-19.

Gjithsesi, rritja e këtij treguesi është e moderuar për shkak të procesit të ristrukturimit të kredisë, që u inicua pas një vendimi të Bankës së Shqipërisë, që ka lehtësuar kërkesat rregullatore mbi ristrukturimin e kredisë dhe ka inkurajuar bankat të ofrojnë shtyrje të pagesës së këstit të kredisë për bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur së fundmi se niveli i kredive të shtyra nga bankat si pasojë e vështirësive financiare të krijuara nga pandemia COVID-19 ishte rreth 2 miliardë euro për 21.000 raste, pohoi guvernatori Sejko në konferencën e fundit për shtyp. Bankat vijojnë të procesojnë kërkesat dhe pritet që të ketë një sasi më të madhe të kredive të shtyra.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në daljen e fundit për shtyp tha se ka pasur një reagim mjaft proaktiv nga bankat e nivelit të dytë, në raport me trajtimin e rasteve të shtyrjes së pagesës së kësteve të kredive si pasojë e vështirësive financiare të krijuara nga pandemia. “Kjo është një sjellje profesionale për tu falënderuar”, tha Sejko.

“Ne po vlerësojmë vazhdimisht situatën financiare të sektorit bankar dhe atij financiar dhe sigurisht dhe situatën që kanë bizneset. Jemi duke analizuar dhe vlerësuar çdo ditë shifrat dhe ndikimin që ka shtyrja e këtyre kësteve në sektorin bankar dhe mundësinë e një reagimi tjetër nga ana e Bankës së Shqipërisë mbas tremujorit të parë të zbatimit të kësaj mase. Sigurisht që disa biznese do të kenë vështirësi financiare më të forta, disa të tjera më të lehta, pra jo të gjithë bizneset do të preken njëlloj. Ne si Bankë Shqipërie po marrim në konsideratë një reagim të dytë në aspektin e ndryshimeve rregullative për të lehtësuar bankat në raport me ristrukturimin e kredive që janë në vështirësi financiare. Pra ne mund ti krijojmë mundësi bankave për të bërë një ristrukturim më afatgjatë se një afat 3-mujor ose 6-mujor por gjithmonë kjo do të jetë në funksion të  një analize të bilanceve dhe ciklit të biznesit që kanë biznese të caktuara. P.sh. turizmi ose fasoneria mund të jetë një sektor i cili mund të jetë më i goditur dhe mund të ketë nevojë për një ristrukturim më proaktiv krahasuar me një sektor tjetër”, tha guvernatori.

Ai shtoi se kjo do të jetë gjithmonë objekt i analizave të bankave të nivelit të dytë në radhë të parë por dhe i yni si Bankë Shqipërie. Dhe vendimmarrja që do të bëhet në përfundim të afatit tremujor do të jetë gjithmonë e rakorduar me bankat dhe me bizneset në funksion të një zgjidhjeje sa më të mirë për situatën e stabilitetit financiar të vendit dhe në ndihmë të bizneseve. “Kjo është ajo që mund të themi për momentin. Ne jemi duke e konsideruar vendimmarrjen për të qenë në përshtatje me situatën dhe sa më ndihmues si për bankat ashtu edhe për biznesin”./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...