Maskat terrorizojnë me armë fshatin në Bulqizë, hyjnë në lokal e qëllojnë brutalisht të riun.Deklarata e fortë e kryeplakut:Të kapen autorët, ndryshe do armatosemi.

E mërkurë, 24 June 2020 12:07

Një ngjarje e rëndë është shënuar 3 netë më parë në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bulqizës, por që vetëm sot është bërë publike. Persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një lokal të fshatit ku gjendeshin rreth 20 persona, ndërsa kanë dhunuar rëndë një 25-vjeçar. Kjo ngjarje bëhet e ditur nga një banor, i cili është edhe anëtarë i pleqësisë së fshatit.

Gëzim Miftari thotë se mes personave që panë terror ka qenë edhe djali i tij në lokal. Ai tregon se katër persona të armatosur me armë automatik dhe pistoleta, të maskuar, janë futur në lokal, ndërsa një prej tyre qëndroi tek dera për të ruajtur. Miftari tha për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Enver Doçi se 3 autorët e tjerë kanë hyrë brenda duke kërkuar që të gjithë të zvarriten në tokë, ndërsa kanë nisur të dhunojnë të riun me inicialet F.A., duke e goditur me qytën e armës. Pasi e kanë dhunuar fort ata janë larguar ndërsa personat e gjendur aty kanë transportuar të riun në spitalin e Dibrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Kam qenë ndoshta jo prezent, por kam qen pas 10 minutash, pasi isha afër. brenda në lokal ishte djali im. Ngjarja e rëndë, s’ka ndodhur asnjëherë në fshatin tonë. kanë ardhur 3-4 persona, të armatosur dhe me maska dhe kanë hyrë në lokal. Ka qenë rreth orës 21:30 e darkës. ata iu thanë që të shtriheshin përtokë. një prej tyre e masakruan një djalë duke pirë kafe. Sot ai djali është në spital, në gjendje kritike për jetën. është në spitalin e Peshkopisë. unë i bëj thirrje Edi Ramës, do i dërgoj një mesazh, atij dhe ministrit të Drejtësisë, prokurorit të Përgjithshëm, presidentit të Republikës, që të marrin masat. pasi do armatosemi të gjithë si fshat, dhe nuk do kërkojmë më ndihmën e tyre. S’do lejojmë as policinë e shtetit, asnjë tjetër. Një masakër e tillë ka ndodhur në Kosovë. kanë bërë rreth 10 minuta. jam 56-vjeç, nuk është parë kjo në historinë tonë. Nëse donte policia e shtetit, mund ta kishte zbardhur. Ne do të armatosemi të gjithë dhe kur të vijë policia e shtetit, do t’i vrasim të parët. Unë futem në burg, 10 vite, 100 vite. Unë them se policia e shtetit i di këto gjëra. ne kemi humbur besimin tek shteti.”,- tha Miftari.

 

Ai dhe banorët e tjerë të fshatit Gjoricë e Poshtme kërkojnë që autorët të arrestohen pasi kanë ushtruar një terror të madh, duke frikësuar të gjithë fshatin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...