Shkodër, 'maskat' paralajmërojnë me breshëri plumbash 50-vjeçarin: E ulin në gjunjë ...

Saturday, 27 June 2020 09:30

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Dy persona të maskuar me motoçikletë kanë qëlluar me armë dhe kanë kërcënuar një person në rrugën Shkodër – Velipojë, afër fshatit Daragjat.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00 të mëngjesit kur dy personat me motor dhe të maskuar i kanë zënë pritë një mjeti Benz, ku po udhëtonte një 50-vjeçar me banim në fshatin Darragjat.

Sipas dëshmisë së dhënë para Policisë nga 50-vjeçari, autorët e kanë ulur në gjunjë drejtuesin e makinës duke e kërcënuar dhe pastaj kanë qëlluar me automatik.

Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima. Policia po punon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë e cila rikthen maskat në Shkodër.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Avni Delvina në Shtëpinë e Bardhë!

Politikë

Avni Delvina në Shtëpinë e Bardhë!

Nga Dritan Kaba – Vepra artistike e Avni Delvina kushtuar Presidentit Trump arrin ne Shtepine e Bardhe. Donald Jr. Trump me albumin e mjeshtrit ne duart e tij. Një falenderim shkon dhe...

“Krim i pastër arsimor”, Luciano Boci: Skandal, institucionet arsimore parauniversitare prej 7 vitesh drejtohen nga persona te komanduar politik

Politikë

“Krim i pastër arsimor”, Luciano Boci: Skandal, institucionet arsimore parauniversitare prej 7 vitesh drejtohen nga persona te komanduar politik

  Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se institucionet parauniversitare prej shtatë vitesh tashmë drejtohen nga persona të komanduar politik. Boci thekson se këta...

“Shqipëria në 4 rajone”, Çollaku: Frikën e Ramës nuk e shëron dot mandati i hequr nga Qarku Dibër, nuk i ikën dot dajakut popullor

Politikë

“Shqipëria në 4 rajone”, Çollaku: Frikën e Ramës nuk e shëron dot mandati i hequr nga Qarku Dibër, nuk i ikën dot dajakut popullor

  Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës Kreshnik Çollaku shprehet se Frikën e Ramës nuk e shëron dot mandati i hequr nga Qarku Dibër. Duke marrë shkas nga debati...