Shuhet ikona e Estradës së Fierit, aktori i qindrave roleve të dashura për publikun Fuat Boçi

Tuesday, 21 July 2020 08:10

 

Ndërroi jetë humoristi i njohur i estradës së Fierit, Fuat Boçi. Aktori Fuat Boçi para pak muajsh, më 4 mars 2020, festoi 89 vjetorin e lindjes së tij!

Varrimi i tij do të bëhet sot, të martën, datë 21 korrik 2020, ora 12:00. Aktori jetonte në lagjen 28 nëntori të qytetit të Fierit i rrethuar nga dashuria e dy vajzave të tij, Teuta dhe Diana dhe nga dashamirësia, respekti dhe dashuria e mijëra shqiptarëve që e kanë ndjekur dhe shoqëruar me të qeshura, interpretimin e tij britalant. Bashkëshortja ishte ndarë nga jeta vite më parë.

Fuat Boçi lindi në Voshtinë (Pogoniani) të Greqisë më 4 mars. 1931. Me 1938, familja e tij u shpërngul në Fier, Shqipëri. Mbeti jetim që në moshën 15 vjeçare.

Punoi fillimisht si portier dhe më pas kinomekanik në kinemanë e qytetit. Spikati për talentin e tij si aktor komik dhe si këngëtar në vitet e ushtrisë (1951-1953). Pasi kreu shërbimin ushtarak punoi si drejtues i qendrës së zërit ( e quajtur ndryshe Radio-Lokale). Këtu iu dhanë edhe shanset për t’u aktivizuar në shfaqje të ndryshme teatrore.

Është aktor themelues i Estradës së Fierit, më 1957.

Në vitin 1965, vijoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja”, pa shkëputje nga puna.

Boci dhe pse në moshë të thyer nuk i humbi humori dhe kontakti me njerëzit. Që prej më shumë se dy dekadash, kur bashkëshortja e tij ndërroi jetë, gjithkush e di Fuat Boçin që me humor u thotë ne kafene miqëve të afërt se ”unë jam dhe burrë, dhe grua”.

Fuat Boçi mbetet një nga emblemat e qytetit të Fierit, dhe jo vetëm në fushën e skenës artit dhe kulturës!

Ai ka mbetur tashmë në historinë e humorit shqiptar.

Modifikuar më Tuesday, 21 July 2020 08:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...