Tragjedi në familjen shqiptare, flakët e zjarrit i marrin jetën 16-vjeçarit. Tezja shpëton nipin tjetër dhe mbesën. Prindërit ishin në...

Tuesday, 01 December 2020 14:45


Tragjedi në një familje shqiptare që jeton në Greqi. Flakët e zjarrit që përfshinë banesën ku jetonte çifti shqiptar me tre fëmijë, i kanë marrë jetën djalit të madh të shtëpisë, 16-vjeçar.

Lajmi konfirmohet nga mediat greke. Sipas Protothema, në momentin që shtëpia u përfshi nga flakët, brenda saj ndodheshin tre fëmijët, të moshave 16, 13 dhe 6 vjeçare.

Prindërit nuk ishin në banesë në orën 11 të paradites së të martës, pasi sipas mediave greke, babai i fëmijëve ishte në punë dhe nëna e tyre ishte nisur të hënën drejt Shqipërisë.

Për këtë shkak, tezja e fëmijëve po kujdesej për ta, por kur ra zjarri, për të cilin ende nuk dihet shkaku, ajo nuk ndodhej në shtëpi.

Ishte telefonata e mbesës së saj 13-vjeçare e cila e njoftoi dhe me të mbërritur në banesën e përfshirë nga flakët, u fut brenda të shpëtonte fëmijët.

Gruaja pësoi djegie të rënda ndërsa arriti të nxirrte gjallë nipin dhe mbesën, por nuk pati mundësi të shpëtonte 16-vjeçarin, i cili kishte dhe probleme me lëvizjen.

Hetimet kanë nisur për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, por sipas informacionit paraprak, 16-vjeçari mund të ketë provuar të ndezë një pajisje elektrike me qëllim që të ngrohej, kur në rrethana të panjohura, një zjarr shpërtheu në dhomën e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...