Ndërron jetë nga Covid-19, edhe një mjek tjetër, Dr. Flutura Hashorva

E Enjte, 10 December 2020 09:51

 

Një tjetër mjeke e njohur ka ndërruar jetë nga Covid-19, Dr.Flutura Hashorva. Vdekja e Dr. Hashorcës ndodhi në të njëjtën ditë kur vdiq nga e njejta sëmundje, Dr. Drini Dobi.

Lajmin për Dr. Hashorvën e ka bërë të ditur motra e saj Karolina Hashorva Budo në rrjetet sociale, ku shkruan

“Në orët e para të mëngjesit të datës 9 dhjetor ndërroi jetë pranë Sanatoriumit "Shefqet Ndroqi", motra ime e dashur, gojëmbël, humane dhe fisnike, dr. Flutura Hashorva, që me përkushtim i kushtoi 48 vjetët e jetës së saj, profesionit të mjekut pneumolog në këtë Sanatorium, Dispanseri e në fund në Klinikën Ortodokse. Pushofsh në paqe, motër e dashur. Ne të gjithë të dashurit e tu, të duam shumë, do të jesh me ne përjetë!” përfundon e motra.

Ndërsa pedagogia e Fakultetit të Mjekësisë, Anila Aliko, ka shkruar: "Edhe nje lajm tjeter i keq per komunitetin e mjekeve. U nda nga jeta dr Flutura Hashorva, pneumologe, e cila sherbeu ne pavionin e pare te pneumologjise prane QSUT sebashku me te nderuarin Prof Elez Selimin.

 

Ne vitin 1983 u transferua ne spitalin e mushkerive , ish sanatoriumi e me pas prane dispancerise se Tiranes.

Dr Flutura u shqua gjithmone per profesionalizmin e saj, komunikimin e mire si me koleget dhe pacientet. Ajo dha kontributin e saj ne luften kunder ketij virusi te tmershem deri diten qe u infektua dhe vete. Koleget me te cilet punoi per shume vite ne spitalin universitar Shefqet Ndroqi u perpoqen shume por nuk e shkeputen dot nga kthetrat e vdekjes.

Do ta kujtojme gjithmone kolegen, shoqen dhe miken tone te dashur. Te qofte dheu i lehte e dashur Flutura!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...