1 ton kokainë/ Kapen në Belgjikë kokat shqiptare të trafikut nga Paraguaj

Hënë, 21 December 2020 16:21

 

 

Sekuestrimi i një sasie prej 1 ton kokaine në Gjermani, ka çuar sot në pranga disa shqiptarë.

Arrestimet janë bërë gjatë ditëve të fundit në Belgjikë

Policia e Shtetit thotë se hetimi ka nisur që në vitin 2018 dhe është finalizuar ditët e fundit gjatë operacionit të koduar ‘Atos’

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar ‘ATOS’.

Operacioni nga Policia e Shtetit, Policia belge dhe ajo gjermane.

Operacioni u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë.

Operacioni i nisur prej vitit 2018 nga strukturat hetimore antidrogë të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda (në vijim deri në finalizim nga SPAK-u).

Gjatë vitit 2018, antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar ‘Paraguaj’, si rezultat i të cilit është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë.

Më pas, operacioni ka vijuar duke u thelluar hetimet, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta u bë i mundur identifikimi i krerëve të këtij grupi dhe në këtë kuadër, prej datës 15 dhjetor deri në datën 21 dhjetor 2020, u organizua dhe finalizua operacioni i përbashkët antidrogë i koduar ‘ATOS’, në kuadër të të cilit u kapën në Belgjikë dhe u vunë në pranga, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’ kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, shtetasit:

M. Gj., 34 vjeç dhe G. B. alias F. B., 37 vjeç, banues në Tiranë;

R. Rr., 27 vjeç

F. Rr., 24 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë;

B. P., 29 vjeç, banues në Pukë

F. Xh., 33 vjeç, banues në Laç;

K. N. (shtetas lituanez)

S. C. (shtetas grek).

Si dhe shtetasi F. Gj., për të cilin, pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.

Në kuadër të operacionit ‘ATOS’, në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar nga Policia belge, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Ky grup kriminal funksiononte duke ngarkuar lëndën narkotike në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine, duke e fshehur lëndën narkotike në arkat e bananeve dhe në trupin e kontenierëve.

Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, trafikantët, për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve.

Në këtë megaoperacion, për ushtrimin e kontrolleve në banesat e të arrestuarve u përfshinë strukturat hetimore të antidrogës në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë, nën drejtimin e SPAK-ut.

Gjithashtu, një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale kanë zhvilluar në Gjermani dhe në Belgjikë, takime të përbashkëta më homologët, për të koordinuar veprimet që çuan në goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Njëkohësisht, nën drejtimin SPAK-ut, për shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit ka filluar hetimi pasuror

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...