“Këpucët e Xhulios në hyrje të shtëpisë, prindërit presin përgjigje pse iu vra djali”, gazetarja publikon foton e trishtë: Një polic që jetoi dhe vdiq varfër

Saturday, 09 Janar 2021 17:41

 

Këto që shihni në këtë foto, janë këpucët e Xhulio Prelës, efektivi i Policisë së Shtetit që mbeti viktimë e një atentati më 5 dhjetor në aksin rrugor Milot-Lezhë.
Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar foton në një postim në rrjetet sociale, dhe thotë se prindërit e tij presin ende një përgjigje se përse u vra djali i tyre.

kepucet xhulio prela

“Prinderit e Xhulio Prelës, efektivi i FNSH vrare ne fund vit, i kanë vendosur kepucët e tij ne hyrje te shtëpise. Ata vazhdojnë dhe presin nje përgjigjje se përse u vra djali i tyre, polic i shtetit. Vazhdojnë të presin nje zyrtar policie që tu thotë kush e vrau Xhulion”, shkruan gazetarja.

POSTIMI I PLOTE I GAZETARES

Këpucet e policit…!

Sa kohë ke pa veshur nje palë si keto kepucë i dashur shef? Sa kohë ke pa i numëruar kacidhet e rrogës? Sa kohë ke pa e ndjerë numërimin e kohës kur nuk të hedhin orët shtese në punë? Sa kohë ke pa u veshur me uniformën e dalë boje ? Sa kohë ke pa hipur ne makinat e amortizuara qe të lene ne mes te aksionit? Sa kohë ke qe vec po ngjitesh pa merite dhe as qe ja ke idene se cfare eshte polici, cfarë eshte sakrifica në emër te atdheut? Sa kohë ke qe tundesh para rreshtoreve me policë, duke u sjellë si agai i tyre?

Shifi pak këto këpuce ne deren e shtepisë te një polici te vrarë. Të një polici që jetoi varfër dhe vdiq varfër. Dhe la pas familje te varfër.

Janë këpucet e uniformës te Xhulio Prelës !

Prinderit e Xhulio Prelës, efektivi i Fnsh vrare ne fund vit, i kanë vendosur kepucët e tij ne hyrje te shtëpise. Ata vazhdojnë dhe presin nje përgjigjje se përse u vra djali i tyre, polic i shtetit. Vazhdojnë të presin nje zyrtar policie që tu thotë kush e vrau Xhulion.

Sa kohë ke qe sje më polic o shef ?

anila hoxha postim per xhulio prela kepucet

NGJARJA

Në lidhje me ngjarjen, policia tha se ka siguruar provat për autorët e dyshuar, shtetasit N.Sh.dhe B.M.

“Policia bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit N.Sh. dhe në përfundim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka vendosur për autorët e dyshuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Po në lidhje më këtë ngjarje është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe bashkautori tjetër shtetasi B.M, ku në bashkëpunim me homologët vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se shtetasit e lartpërmendur kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Xh.P, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta”, sqaron policia

Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...