Ishte në “arrest shtëpie” në banesën e një…Si u zbulua arratisja e Moisi Habilajt në Itali

Tuesday, 12 Janar 2021 09:32

 


Moisi Habilaj është arratisur në Itali, pasi Policia shkoi për ta rikthyer në burg pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Katanias, por nuk e gjeti në shtëpinë ku po kryente “arrestin e shtëpisë”.

moisi-habilaj
Prej majit të vitit të kaluar, Habilaj ishte në “Arrest shtëpie”, por më 17 dhjetor 2020 Apeli i Katanias konfirmoi dënimin e Shkallës së Parë me 15 vite e 5 muaj dhe 5 ditë burg. Burime për “Balkanweb” thanë se dje ai nuk u gjet në shtëpi dhe u konfirmua arratisja.

Moisi Habilaj për disa muaj ka qenë në “arrest shtëpie” në banesën e një të afërmit të tij, në territorin e San Michele di Ganzaria.

Ai është kushëri i largët i ishministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin u zhvillua një proces në Shqipëri. Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ishministrin e Brendshëm vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi që çështja e Tahirit të rigjykohej, ndërkohë që Gjykata e Lartë pritet të vendosë nëse do të rigjykohet apo jo.

APELI I KATANIAS

Për trafikantin shqiptar të drogës, Moisi Habilajn, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Katanias kanë vendosur të mos e ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje në dënim.

Kështu, për Moisi Habiljan vijon të mbetet në fuqi vendimi se do të vuajë 15 vjet e 5 muaj dhe 10 ditë burg, ashtu sikurse është urdhëruar më 19 qershor 2019. Vendimi u Gjykatës së Apelit u mor më 17 dhjetor 2020. Banda e trafikantëve, e cila kishte në krye Moisi Habilajn vepronte midis Shqipërisë dhe Sicilisë për të importuar sasi të mëdha marijuane, por edhe armë lufte në ishull.

Të gjitha do të kishin qenë të mundura falë një rrjeti tregtarësh me shumicë në zonë me marrëdhënie të drejtpërdrejta me klanet kryesore mafioze lokale.

“Meridionews” ka zbardhur edhe një fragment nga deklarata e Habilajt, i cili shprehej se: “Nëse vini në Shqipëri, e kuptoni që Policia është e korruptuar. Ndonjëherë është vetë shefi që na ndihmon të ngarkojmë thasët”.

Moisi Habilaj është larguar nga burgu që nga fundi i muajit maj, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave.

Për disa muaj, trafikanti i drogës ka qenë në shtëpinë e një kushëriri në territorin e San Michele di Ganzaria, në krahinën e Katanias.

TAHIRI
Në shtator të vitit që kaloi, Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e ishministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ish-ministri, bashkë me ish-drejtuesin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, e cila më 26 qershor të vitit 2020, ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

Tahiri dhe Çela i kërkojnë Gjykatës së Lartë të prishë vendimin e Apelit dhe të pushojë çështjen ndaj tyre, ndërsa relator i çështjes në Gjykatën e Lartë do të jetë gjyqtari Ilir Panda.

Avokati Petrit Ismaili, i cili mbron ishzyrtarin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i akuzuar bashkë me ishministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, shprehej se vendimi i Apelit për të prishur atë të Shkallës së Parë, duket sikur e ka kthyer sistemin pas në kohë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...