Sulmohet makina e biznesmenit, autorët i lënë dhe një mesazh, detajet nga ngjarja

Hënë, 25 Janar 2021 10:00

 

 

Goditet dhe thyhen xhamat e makinës së një biznesmeni nga Shkodra. Sipas korespondentit të Panorama, makina tip Tiguan me targë AA 289 OA ngjyrë e bardhë është sulmuar në fshatin Hot i Ri, pjesë e njësisë Rrethina të bashkisë Shkodër.
Burimet e korespondentit të Panorama.al, bënë me dije se mjeti është në pronësi të biznesmenit Nikolin Shqau.

Makina ndodhej e parkuar përpara derës së shtëpisë të biznesmenit në Hot të Ri kur disa persona e kanë goditur mjetin duke thyer xhamat dhe duke shkaktuar edhe disa dëme të tjera.

Përmes sinjalit të mjetit, biznesmeni ka kuptuar se diçka ka ndodhur dhe kur ka dalë jashtë ka parë makinën e dëmtuar.

Menjëherë ka njoftuar policinë vendore të Shkodrës dhe efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.

Autorët e kanë goditur mjetin tip Tiguan me një shufër hekuri duke thyer xhamat në pjesën e përparme dhe të pasme të mjetit.

Më pas shufrën e hekurit e kanë hedhur brenda makinës. Ndërkohë në anën e djathtë të mjetit, afër pasqyrës autorët kanë lënë edhe një letër të shkruar, teksti i të cilës nuk dihet, por për hetuesit ky është një mesazh ndaj biznesmenit.

Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje të ndodhur pasi Nikolin Shqau ka deklaruar se nuk ka konflikte me ndonjë person, raporton korespondenti i Panorama.

Megjithatë i vetmi dyshim është tek një person i cili i ka kërkuar pronarit Shqau që ta marrë në punë tek bizneset e tij dhe ky i fundit ka refuzuar për një sërë arsyesh, megjithatë është vetëm një prej pistave të mundshme.

Policia vendore e Shkodrës vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar që sulmuan mjetin e biznesmenit Nikolin Shqau

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...