Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, Andon Qesari

Saturday, 13 February 2021 11:59


Aktori i njohur shqiptar Andon Qesari është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai u nda nga jeta mëngjesin e të shtunë, më 13 shkurt, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar shumë në vitin e fundit.

Lajmin e ka bere me dije djali i tij, Redon Qesari ne nje postim ne rrjetet sociale, ku shkruan:
Të dashur miq e të njohur,

Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la.

Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Peka: Ramës iu kërkua të 'azilohet' në Presidencë dhe të zëvendësohet nga Veliaj

Politikë

Peka: Ramës iu kërkua të 'azilohet' në Presidencë dhe të zëvendësohet nga Veliaj

  Gazetari Çim Peka deklaroi në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv se kryeministrit Rama i është kërkuar të shkojë në Presidencë dhe të azilohet përfundimisht, dhe vëndin...

Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

Aktualitet

Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

  Shpeshherë dëgjojmë për qytetarë që ankohen për kompanitë e sigurimeve. Dikush pretendon për mospagim e dikush tjetër për pagim jo konform dëmit të pësuar. SIGAL UNIQA ka qënë iniciatore e...

Aurel Bylykbashi: Duhen bashkuar muskujt kundër kësaj diktature

Politikë

Aurel Bylykbashi: Duhen bashkuar muskujt kundër kësaj diktature

  Ish-drejtuesi i PD në Elbasan, Aurel Bylykbashi, ka qënë ditën e djeshme në protestën e zhvilluar në të gjitha komisariatet e vendit kundër vrasjes së të riut brenda në komisariatin...