Sulmohet dhe plagoset avokati në mes të Sarandës

Hënë, 05 July 2021 15:49

 

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar dhe plagosur avokatin Marjo Mejdi në Sarandë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Portit të Sarandës.

Në prani të pushuesve, tre persona i kanë bërë pritë një automjeti tip ‘Mercedes-Benz’dhe pasi kanë thyer xhamat, e kanë nxjerrë drejtuesin e mjetit, avokatin Mejdi, duke e goditur me shkopinj bejsbolli.

 
39-vjeçari i plagosur është transportuar drejt Spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet e para hetimore.

 


I plagosuri Mejdi me profesion avokat ka dorën dhe këmbën të thyer dhe fraktura të shumta në trup.

Po mjekohet në spitalin e Sarandës.

Sipas burimeve pranë familjarëve të të dëmtuarit, ai ka thënë se shkak është një konflikt pronësie mes familjes së tij dhe disa personave të tjerë.

Në polici janë shoqëruar disa persona

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...