“Babai ka vuajtur shumë”/ Djali i aktorit Paulin Preka: Fuqia artistike e tij ishte falë kolegëve dhe teatrit. Ai kishte nevojë për…

E mërkurë, 08 September 2021 12:39

 

Tre ditë më parë u nda nga jeta aktori i njohur shkodran Paulin Preka, ndërsa sot pas mbërritjes së trupit në atdhe do t’i jepet lamtumira e fundit.

Djali i tij, Sokol Preka në fjalimin e rastit, falënderoi të gjithë artistët, të cilët i kanë qëndruar pranë babait gjatë gjithë jetës artistike.

“Ka qenë një periudhë që ka vuajtur në Itali, e dimë të gjithë sa e vuajtshme është. Babai ka vuajtur shumë, por ne kishim edhe detyrën si fëmijë që ta mbanim afër. Ai kishte nevojë për afërsinë tonë, por kishte nevojë për publikun, për kolegët, për Teatrin dhe për aktivitetin që ka bërë gjithë jetën. Nëse babai ka arritur këtë fuqi artistike në jetë, është e padiskutueshme që e ka arritur nga kolegët e tij.

Nëse ke një ambient që të përkrahin në jetën artistike, kush mund ta bëjë më mirë sesa kolegët e tij. Pra një falënderim i përjetshëm për atë që ju keni bërë për babain”, u shpreh djali i aktorit.

Trupi i pajetë i Mjeshtrit të Madh të humorit shkodran dhe mbarë shqiptar, Paulin Preka mbërriti paraditen e 8 shtatorit nga Italia në qytetin e tij të lindjes në Shkodër.

Teatri i qytetit, “Migjeni”, hapi dyert për të zhvilluar homazhet e fundit për nder të artistit të madh shqiptar, i cili u nda nga jeta më 4 shtator

Login to post comments

Lajmet e fundit

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...