Publikohen pamjet e parcelave me kanabis/ Gazetarja: Bima është në proces tharje, shumë shpejt do trafikohet drejt BE

E mërkurë, 27 October 2021 22:12

Fenomeni i kanabizimit të vendit vazhdon të jetë prezent në territorin shqiptar. Mbrëmjen e sotme emisioni “Në shënjestër”, në News24, ka publikuar pamje nga një kapanon, ku kultivohet dhe thahet lënda narkotike hashash.

Gazetarja Klodiana Lala zgjodhi mbrëmjen për të shkuar për të vizituar një prej kapanonëve të shumtë të hashashit.

Ajo dhe stafi i bashkëpunëtorëve u paralajmëruan të jenë diskretë në mbajtjen e fshehtë të vendit.

Në pamje duket një parcelë hashashi dhe më pas në një kapanon ku bima thahej, për t’u përgatitur për trafikim drejt vendeve të Bashkimit Europian.

“Kjo bimë është në proces tharrje dhe shumë shpejt do të paketohet për tu trafikuar në drejtim të vendeve të BE, kryesisht Italisë. I përket drejtuesit të ri të policisë së shtetit, Gledis Nano që të luftojë kanabizimin e vendit”, tha gazetarja Lala nga parcela me drogë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...