VIDEO e vrasjes tronditi vendin/ Polici e qëlloi në zemër 29-vjeçarin

E mërkurë, 15 December 2021 10:14

 

Një 29-vjeçar mbeti i vrarë pas mesnate në Tiranë, ndërsa Policia shpalli në kërkim si autor të dyshuar një efektiv të Policisë së Dibrës, por me banim në Sauk.

Burime nga Policia thanë dje se shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë një sherr krejt banal, për radhën në një supermarket, se kush do të paguante i pari.

 

Pasi u shtynë fillimisht me duar, autori dyshohet se qëlloi me një plumb të vetëm 29-vjeçarin Jurgen Duka (Mëziri), plumb që e godet në zemër. I plagosur rëndë, Duka u transportua në Spitalin e Traumës, por aty ndërroi jetë, duke mos i mbijetuar dot plagës.

 

Pak orë më vonë, Policia tha se vrasja dyshohej të ishte kryer nga agjenti i krimeve në Drejtorinë e Policisë Dibër, Arbër Sula, 27 vjeç, banues në Sauk. Ai dyshohet se e ka qëlluar Jurgen Dukën me armën e punës, megjithëse në atë kohë nuk ishte në shërbim.

 

E gjithë dinamika e krimit të rëndë është regjistruar nga kamera e sigurisë së supermarketit ku ndodhi përleshja mes të rinjve. Vrasja ka ndodhur rreth orës 00:20 minuta. Viktima, Jurgen Duka, i njohur edhe me mbiemrin Mëziri, ka qenë në shoqërinë e mikut të tij me inicialet O. D., i cili është thirrur për të dëshmuar para hetuesve dhe ka treguar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Siç shihet edhe në video, brenda supermarketit ndodheshin edhe 3 persona të tjerë, si dhe shitësi (babai i pronarit të supermarketit) që ndodhej pranë kasës.

Të rinjtë kanë nisur debatin pranë kasës, se kush e kishte radhën për të paguar. Sherri nuk ka zgjatur më shumë se 40 sekonda dhe më pas është shkrepur pistoleta. Siç shihet në pamjet e kamerës së sigurisë, që janë sekuestruar si provë edhe nga Policia, viktima shtyn dhe godet me grusht agjentin e krimeve me detyrë në Dibër, Arbër Sula. Në sherr e sipër ai nxjerr pistoletën nga çanta që mbante në qafë dhe qëllon 29-vjeçarin. Në këtë moment i riu rrëzohet përtokë. Menjëherë të gjithë largohen nga supermarketi, përveç personit që ndodhej në kasë. Jurgen Duka u dërgua në Spitalin e Traumës dhe pas disa minutash ndërroi jetë.

Policia i gjeti në rroba 2.8 gramë kokainë dhe dyshohet se sherri ka ndodhur teksa autori dhe viktima ishin në gjendje të dehur. Agjenti i krimeve u shpall në kërkim dhe mësohet se ai nuk ishte në shërbim, pasi e kishte ditë pushimi

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...