U përplasën me një tjetër makinë dhe përfunduan në lumë, kush janë burrë e grua që mbetën të vdekur në aksidentin në Librazhd. Një i mitur në koma.

Tuesday, 01 February 2022 14:34

 

 

Tre viktima, mes tyre burrë e grua, Elmi dhe Elona Keqja, respektivisht 34 dhe 53 vjeç, si dhe Elis Sulmataj 18 vjeç.

Ky është bilanci i aksidentit në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një makinë tip “Benz” pasi u përplas me një tjetër mjet tip “Ford”, doli nga rruga dhe përfundoi në lumë.

 Tre personat e mbijetuar janë në gjendje të rëndë. Një djalë 9 vjeç, i quajtur Elisiado Keqja, ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa një 20-vjeçare, e quajtur Ambra Halili është transportuar po ashtu drejt kryeqytetit. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10 të mëngjesit të sotëm. Me të mësuar për ngjarjen, forcat e policisë dhe zjarrfikëses janë nisur për ndihmë.

 

Fillimisht janë nxjerrë të gjallë nga mjeti, një burrë, një grua dhe fëmija. Ndërsa prej orësh, është punuar për nxjerrjen e trupit të pajetë të tre viktimave.

 

Operacionin e shpëtimit e ka vështirësuar terreni i vështirë, vërshimi i fuqishëm të lumit Shkumbin, si dhe temperaturat e ftohta të ujit, që shkonin në minus disa gradë. Njësitë e shpëtimit kanë hapur një rrugë provizore për të nxjerrë trupin e pajetë të viktimave. Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktimat dhe të plagosurit kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, ndërsa ishin me origjinë nga Kukësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...