U asfiksua nga tymi në Komisariatin e Kamzës, ndërron jetë në spital një prej të paraburgosurve

Saturday, 26 Mars 2022 22:42

 

Një prej të paraburgosurve i cili u asfiksua nga tymi pasi Komisariati i Kamzës u përfshi nga flakët ka ndërruar jetë në spital. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për të paraburgosurin me inicialet A.M.

Ndërsa i paraburgosuri me inicialet D.I., dhe efektivi i policisë me inicialet H.B., ndodhen aktualisht në QSUT pasi u asfiksuan nga tymi i flakëve në komisariat.

 

Burime bëjnë me dije se të paraburgosurit e tjerë që ndodheshin në Komisariatin Nr.5 do dërgohen në komisariate të tjera të kryeqytetit.

 

Shkaqet dhe rrethanat e zjarrit janë ende të paqarta ndërsa policia raporton se kanë nisur hetimet.

 

Njoftimi i Policisë
Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital. Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Login to post comments