'Ne ju shfarosim'/ Klodiana Lala: Ky ishte mesazhi i vrasësve në Fushë Krujë

Tuesday, 19 July 2022 08:43

 

Atentati në Fushë-Krujë, ku u vranë tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj ka qenë sot temë diskutimi në të gjithë emisionet e vendit.

Gazetarja Klodiana Lala teksa tregoi detaje nga ngjarja, ‘zbërtheu’ dhe mesazhin e autorëve të krimit të 3-fishtë, që sipas tij ishte; ne ju shfarosim’. Po ashtu ajo tha se një nga armët e gjetura dhe mendohet se është përdorur nga autorët ishte Pmx.

“Është gjetur sot një automjet i djegur tjetër në mes të Bubqit, që dyshohet se ka lidhje me atentatin. Dje u gjet një Wolsvagën pasat e djegur. Në automjet nuk është konstatuar asnjë mjet i paligjshëm në pamje të parë. Kjo mund të jetë dhe një mënyrë për të shpërqendruar vëmendjen. Ngjarja në këndvështrimin tim ishte e pritshme, pasi Brilant Martinaj ishte një personazh me rekorde kriminale, edhe pse nuk është dënuar. Në Nikël është një aks i vështirë. Vetëm shumë afër është bërë një atentat ndaj Marken Hakës. Vendi që zgjodhën autorët, zgjodhën një vend që nuk kishte kamera sigurie. Tamam si në kohën e mafias italiane, ku zgjidhnin kohën me diell, ku ka pak dëshmitar dhe automjete. Nëse do të kishte dëshmitarë, s’do e linin të gjallë. Siç u vra Vatka, ai u ekzekutua dhe jashtë. Ata arritën që të ekzekutonin 3 personat. Një nga armët, është PMX, është një armë e sofistikuar, disponohet nga grupe kriminale apo struktura të shtetit. Kërkon një përgatitje të mirë, nuk mbahet lehtësisht në dorë. Autorët që kanë shkuar të kryejnë krimin, s’kanë pasur vetëm qëllim ekzekutimin, pasi ishin në një vend ku kishte hyrje-dalje. Ka shumë degëzime. Është e studiuar. janë përpjekur të çojnë dhe mesazh; ‘ne arrijmë që t’ju shfarosim të gjithëve’. Është hakmarrje e pastër. Tjetra ka të bëjë me një pikë tjetër. I kam parë pamjet e para. më kanë ardhur nga një person i imi, ai u gjet 2-3 minuta pas krimit. bëhej fjalë për një automjet që po digjen. Policia kishte shkuar dhe nuk kishte mjete për të shuar zjarrin. Ata ishin vrarë, por nuk do ishin shkrumbuar trupat e tyre. Kam shkuar në vendngjarje, pasi u gjeta jashtë Tiranë. Ishin aq të shumë plumbat, ku gjeta një gëzhojë. Në momentin kur makina pastruese kishin nisur të pastronte vendin, u gjetën”, tha Lala.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...