Fëmijë të masakruar në Kfar Aza, gjenerali izraelit: Po bëhen vrasje në mënyrën e ISIS-it

E mërkurë, 11 October 2023 21:35
Detaje tmerruese po dalin në dritë rreth fatit të komuniteteve që jetojnë në kufi, vetëm disa ditë pasi Hamasi nisi të sulmonte Izraelin.
 

Kfar Aza është një prej disa enklavave të vogla bujqësore kibbutzim që mbajti pjesën më të madhe të sulmit tokësor të Hamas-it të shtunën.

Forcat izraelite të Mbrojtjes morën një ekip të CNN dhe media të tjera ndërkombëtare në zonën ku u bë pjesa më e madhe e sulmit, teksa shkonin nëpër banesa për të mbledhur trupat e pajetë.

Siç raporton CNN duke cituar IDF, mes të vrarëve në Kfar Aza kishte dhe fëmijë, gra dhe të moshuar.
 

“Nuk kam parë kurrë gjatë karrierës sime diçka të tillë, asnjëherë në 40 vite shërbim nuk e kam imagjinuar diçka të tillë”, deklaroi Gjeneral Major Itai Veruv për CNN.

Deklaratat, Veruv i bëri vetëm disa orë pasi trupat izraelitë shpëtuan kibbutz-ët e Kfar Aza-s nga militantët e Hamasit.

Ai shtoi se ushtarët e tij kaluan 48 orë duke luftuar teksa “valë të tëra terroristësh” vërshonin në rrugë dhe nëpër komunitetet fqinje.

IDF tha për CNN se civilët janë “therur brutalisht në mënyrën  e ISIS-it.”

“Pashë qindra terroristë me armaturë të plotë, me pajisje të plota, me të gjitha pajisjet dhe të gjithë aftësinë për të bërë një masakër, të shkonin nga apartamenti në apartament, nga dhoma në dhomë dhe të vrisnin foshnja, nëna, baballarë në dhomat e tyre të gjumit,” shtoi Veruv.

Të paktën 1200 persona kanë humbur jetën në Izrael që nga nisja e konfliktit, sipas shifrave të bëra publike nga IDF.

Login to post comments

Lajmet e fundit

SIGAL UNIQA, 25 Vjet lider në treg/ Ponari: Gjithmonë një hap përpara të tjerëve

Sociale

SIGAL UNIQA, 25 Vjet lider në treg/ Ponari: Gjithmonë një hap përpara të tjerëve

Kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, kremton 25-vjetorin e themelimit të saj, ngjarje për të cilën u organizua një takim me stafet...

Mariela Shkurta: Veliajt nuk i mjaftojne me vetem te gjallet!

Politikë

Mariela Shkurta: Veliajt nuk i mjaftojne me vetem te gjallet!

Nga Mariela Shkurta:  Eshte fakt tashme! Veliajt nuk i mjaftojne me vetem te gjallet! Si me rastin e inceneratorit, ku pronare rezultojne edhe ata qe kane shkuar ne ate bote, edhe ne...

Vdes Andreas Brehme, futbollisti që shënoi golin e fitores së Gjermanisë në finalen e Botërorit 1990

Kronikë

Vdes Andreas Brehme, futbollisti që shënoi golin e fitores së Gjermanisë në finalen e Botërorit 1990

Gjermania e futbollit ka humbur një kampion bote.   Ka vdekur njeriu që ndihmoi të fitojë Kupën e Botës në finalen e vitit 1990 kundër Argjentinës në Romë, Andreas Brehme.  Kampioni i botës...