Ngjarja në Shkodër, rrëfimi drithërues i peshkatarit: Trupi i vajzës dukej si kukull…

Hënë, 06 May 2024 12:37
 

Një ngjarje e rëndë u raportua këtë të diel në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.

Peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares, ka rrëfyer në Euronews Albania, momentet e para kur ai pikasi viktimën. 

Ai tha se ishte duke gjuajtur peshk, kur pa diçka të dyshimtë, të cilën nuk po e dallonte nëse ishte njeri apo kukull.

Hasani tha se pasi e pa me dritën e telefonit për disa minuta, njoftoi policinë, të cilët zbuluan më pas se ishte trupi i 9-vjeçares.

“Isha duke gjuajtur peshk, me dritë të telefonit pashë diçka poshtë atje në thellësi rreth 1 metër ujë. Nuk isha i sigurt se çfarë ishte, a ishte ndonjë kukull, ose njeri. Pasi e pashë me dritë telefoni rreth 10 minuta, atëherë njoftova policinë.  

Pasi e nxori policia nga uji konstatoi se ishte njeri. Që mbrëmë e deri në këto momente policia ka qenë në vendngjarje. Ka qenë ora rreth 21:00, por telefonatën e kam bërë rreth 15-20 minuta me vonesë, sepse nuk e dija se çfarë ishte”, – tha Hasani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...