×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Iniciativa e re për internet në çdo qoshe të planetit, ja si do funksionojë

Premte, 20 Prill 2018 16:03

Plani ambicioz më i fundit i Space X është shpërndarja e internetit absolutisht në ccdo milimetër të globit.

Komisioni Federal i Komunikimit amerikan, FCC autorizoi planin ambicioz të Space X për të miratuar telekomunikacion në të gjithë botën. Bëhet fjalë për Space Exploration Holdings, një inciativë që do të vendosë në orbitë 4425 satelitë dhe kështu të gjenerojë një rrjet global të internetit që do të arrijë në të gjithë qoshet e planetit me një çmim të akesueshëm. Elon Musk themelues i Space X dhe i Teslës i kishte dërguar një letër FCC duke i kërkuar autorizim për këtë projekt që tani më në fund u miratua. “Bëhet fjalë për miratimin e një kostelacioni satelitësh të liçencuar në Amerikë që do të japë shërbime komunikimi duke përdorur një gjeneratë të re teknologjish satelitore në orbitën e tokës,” – u shpreh Komisioni Federal i Komunikimeve. Presidenti i këtij organizmi, Ajit Pai mbështeti planet e Space X tha se teknologjia satelitore mund të ndihmojë amerikanët që jetojnë në zonat rurale ose të vështira ku kabllot e fibrave optike dhe antenat e celularëve nuk mbërrijnë. Këta mijëra satelitë do të sigurojnë internet me shpejtësi të lartë me një vonesë prej 25 ms.

Rrjeti do të funksionojë para 2024. FCC-ja i ka kërkuar shoqërisë që të prezantojë një plan se ç’do të ndodhë me satelitët kur të jenë jashtë përdorimit. Qëllimi është të mos krijohen më shumë mbeturina në hapsirë. Administrata Federale e Avacionit tha se Space X do të lëshojë të hënën në datën 2 prill një anije hapsinore që do të mbajë një satelit të komunikimit hapsinor.

Ky është një hap ambicioz i Muskut që jo vetëm kërkon të përmirësojë lidhjen në Tokë, por edhe në Mars. Ka dy vjet që themeluesi i Space X është shprehur se lidhja me internetin përmes satelitëve është pjesë e një sistemi komunikimi global që do të jetë një iniciativë e rëndësishme për të themeluar një qytet në planetin e kuq.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...