19 vatra zjarri brenda 24 orëve, 11 ende aktive

Hënë, 05 August 2024 16:53
 

Në 24 orët e fundit janë shënuar 19 vatra zjarri, 8 prej të cilave janë shuar, ndërsa 11 mbeten ende aktive.

Forcat operacionale po vazhdojnë punën për izolimin përfundimtar të vatrave në zonën e Parkut Kombëtar në bashkinë e Librazhdit, si dhe për vënien nën kontroll të zjarrit në fshatin Poroçan të bashkisë Gramsh dhe ne disa bashki te tjera.

“Gjithashtu, në fshatin Kus, Mali Lugë në bashkinë e Tiranës, zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për përhapje.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse dhe Shërbimi Pyjor monitorojnë vatrën në fshatin Bolenë në Himarë, ku është aktivizuar një zjarr në sipërfaqe me barishte dhe kullotë në Malin e Çipinit. 

Në fshatin Shkallë, të bashkisë Konispol, një vatër zjarri në kullotë është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapje.

Në fshatin Karroq në Finiq, një vatër zjarri në terren të vështirë po monitorohet nga MZSH dhe aktualisht nuk paraqet rrezik për përhapje”, thuhet në njoftim.

Problematika ka pasur edhe ne disa bashki ku shuarja e zjarreve nga emergjencat civile eshte ber me ndihmen e helikopterëve për të vënë situatën nën kontroll për shkak të terrenit të vështirë

“Në fshatin Tërnovë të bashkisë Bulqizë, në “Pyllin e Lopës”, janë riaktivizuar disa vatra zjarri nga dita e djeshme. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave vendore po punojnë për të vënë situatën nën kontroll.

Në fshatin Karmë në Vaun e Dejës, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore me bimësi të dendur ku për shkak të terrenit të vështirë nuk mundësohet ndërhyrja me mjete zjarrfikëse.

Për vënien nën kontroll të flakëve që po favorizohen nga era e fortë, po punohet nga toka dhe ajri”- thuhet ne njoftim.

Ministria e Mbrojtjes ka vene ne dispozicion 146 forca operacionale dhe 5 mjete zjarrfikëse, mbështetur nga 130 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri “Cougar” për të qenë në gatishmëri të këtij operacioni për shuarjen e flakëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...