Gabimet që bëni kur mbani dietë

Premte, 20 Prill 2018 19:40

Mbani dieta, por nuk po ju bëjnë efekt? Jua ka rekomanduar dikush, tek i cili ka funksionuar por tek ju nuk po ndodh e njëjta gjë?  Duhet të keni parasysh që jo çdo organizëm funksiono njësoj si të gjithë organizmat e tjerë: disa persona bien më shpejt nga pesha dhe disa më ngadalë. Por në rënien e peshës ndikon edhe mënyra sesi ju e mbani dietën, pasi mund të ketë gjasa që disa gabime mund t’ju bëjnë të mos merrni rezultatet që prisnit.

1.Shprehja ‘’Nuk do të fus gjë në gojë gjithë ditën sepse kështu dobësohem më shpejt’’ jo vetëm që është tërësisht e gabuar, por mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin. Në të vërtetë shmangia e vakteve me idenë se kjo është e vetmja mënyrë për të mos fituar peshë ju çon përpara dy mundësive: 1.ta teproni në vaktin e radhësdhe 2.dobëson sistemin imunitar, krijon probleme me tretjen, me lëkurën etj. Të mbash dietë nuk do të thotë të vdesësh urie, por të hash në mënyrë të kontrolluar duke respektuar tri vaktet kryesore dhe ato të ndërmjetme.

2.Nëse nuk bëni pjesë në kategorinë e sipërmendur, me siguri mund të gjeni veten tek ata,ato që mendojnë se duke reduktuar sasinë e racionit të përditshëm do të bien më shpejt nga pesha. Në të vërtetë është krejt e kundërta. Duke mos ushqyer trupin me sasinë e duhur të vitaminave, proteinave dhe fitonutrientëve, ai do të reagojë më me vështirë ndaj regjimit dietik që keni vendosur.

3.Nuk flini mjaftueshëm: Në pamje të parë duket se nuk ka asnjë lidhje ndërmjet gjumit dhe dietës, por studimet e ndryshme kanë provuar se kur flini më pak se zakonisht ulen nivelet e leptinës (hormonit të ngopjes) dhe ngrihen ndjeshëm nivelet e grelinës. Ky i fundit është hormone hormoni përgjegjës për dhënien e sinjaleve të urisë që na thotë kur duhet të hamë. Sa më pak të flini aq më të uritur do të jeni dhe nuk do të humbni peshë.

4.E teproni me ushqimet e shëndetshme: Bajamet, lajthitë, arrat apo stikat janë ushqimi ideal sidomos për vaktet e ndërmjetme (snacks), por siç e dini përmbajtja e tyre e lartë në acide yndyrore Omega-3 mund të sjellë efektin boomerang që me siguri nuk e doni. Dietologët këshillojnë të hani 4-5 kokrra në ditë nga frutat tuaja të thata të preferuara. Një sasi e tillë është mëse e mjaftueshme për të shuar urinë dhe ju jep energji.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...