Rama rrezikon negociatat, kërcënon BE-në

Saturday, 21 Prill 2018 11:54

Kryeministri Edi Rama ka folur për një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, Sueddeutsche Zeitung.

“Edi Rama, kryeministri shqiptar dhe dikur emigrant në Paris, nuk lëshon asnjë kritikë për Emmanuel Macron. “Përse duhet të bëhem i keq me presidentin Macron,” pyet Rama. Ndoshta për shkak se ai e eklipsoi lajmin më të mirë për Shqipërinë prej kohësh?”

Kështu nis shkrimi i gazetarit Daniel Broessler.

Përsa io përket Gjermanisë, Rama beson se ka deputetë të CDU që nuk e duan hapjen e negociatave me Shqipërinë, por thekson se kryeministrja Angela Merkel është partizane e zgjerimit.

Rama lëshon edhe një paralajmërim nëse nuk hapen negociatat, duke thënë se do ketë pasoja.

 “Nëse perspektiva europiane errësohet dhe politika afatshkurtër triumfon mbi strategjinë afatgjatë, njerëzit do të duan të largohen,” thotë Rama.

Numri i personave që do të largohen në kërkim të azilit mund të rritet sërish.

 “Nëse hapim negociatat, ku do ishte një injeksion i fortë shprese dhe një perspektivë e qartë për të gjithë,” thotë Rama.

Edhe pse Shqipëria nuk e ka njohur luftën, Rama nuk ngurron të lëshojë një tjetër kërcënim.

 “Ne e dimë se çfarë do të thotë luftë, ne e dimë shkatërrimin që vjen kur nuk zgjedh paqen dhe bashkëpunimin,” tha Rama.

Modifikuar më Saturday, 21 Prill 2018 12:16

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...