×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Rama mburret me "Negociatat", fshati në Lushnjë pa ujë

Saturday, 21 Prill 2018 22:00

Shumë banorë të lagjes Pluk, pjesë e bashkisë Lushnje nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Amortizimi i rrjetit të ujësjellësit sjell ujë të pakonsumueshëm në çezmet e qytetarëve. Ndërsa një investim që po bëhet nga ujësjellësi nuk e zgjidh mungesën e ujit për të gjithë banorët.

Banorët në Pluk të Lushnjes, prej 25 vitesh, presin që nga tubacionet, të rrjedhë ujë i pijshëm.

Rrjeti i ujësjellësit është i gjithë i amortizuar, çka e bën të pakonsumueshëm ujin.

Tubat janë të çarë dhe me ndryshk. Ndotja është në parametra të larta. Pjesa më e madhe e banorëve,e blejnë ujin për të pirë, ndërsa puset janë alternativa tjetër e plotësimit të nevojave për përdorimin ditor.

Ndërmarrja e ujësjellësit, ka vendosur të rikonstruktojë një pjesë të rrjetit kryesor, duke e lenë problemin e ndotjes pjesërisht të pazgjidhur. Investimi po kryhet në gjatësinë e 230 metrave, me një fond prej 1.5 milionë lekësh.

Pluku sot është lagje e qytetit të Lushnjes me 4700 banorë. Shumë fshatra të tjerë, nën administrimin e bashkisë Lushnje e kanë rrjetin e ujësjellësit të papërdorshëm si Stan Karbunara, Kashtë Bardha, Çifligu  dhe Jeta e re . Mungesa e fondeve ka lënë banorët pa ujë të pijshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...