×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Euro në rënie drastike, zbret sërish në 129 lekë

Hënë, 23 Prill 2018 13:26

Monedha e përbashkët evropiane e ka nisur javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas. Një euro është këmbyer sot në nivelin e 129 lekëve, rreth 0.29 pikë më pak se një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Euro ka shënuar ditën e dytë radhazi me rënie, duke u zhvlerësuar me më shumë se gjysmë leku prej fundit të javës së shkuar.

Sipas ekspertëve, në këtë periudhë luhatjet në kursin e këmbimit euro/lek kanë qenë të mëdha. Për këtë arsye edhe pikat e vogla të këmbimit valutor kanë rritur diferencën midis çmimit të shitjes dhe të blerjes të euros. Luhatjet e euros kanë qenë jo tipike sipas tyre duke qenë se monedha e përbashkët në përgjithësi ka qenë një monedhë e qëndrueshme.

Arsyet e dobësisë së euros në tregun vendas janë të shumta:

-Së pari, oferta në euro ka qenë e lartë prej më shumë se një vit, si rrjedhojë e shtimit të hyrjes së saj nga kanalet informale. Kjo euro ka hyrë gradualisht në tregun vendas, ku efekti më i madh është në ndërtim, në blerje apartamentesh. Agjentët e këmbimit valutor kanë pohuar se ndërtuesit shesin apartamente në valutë dhe i këmbejnë ato në lekë.

-Së dyti, politika e deeuroizimit të Bankës së Shqipërisë e ka bërë euron të pa preferuar. Të dhënat zyrtare treguan se në shkurt depozitat në valutë ranë me rreth 46 milionë euro, para që ka dalë jashtë kanaleve bankare Nga ana tjetër, ka një tendencë të individëve për të konvertuar kursimet në lekë, ndërsa dhe një pjesë e transaksioneve të biznesit po kryhen në lekë, duke anashkaluar euron.

Së treti, një arsye e rëndësishme që japin ekspertët lidhet me ritmet e dobëta të ekonomisë dhe konsumit.

Së katërti, 2018-a pritet të jetë një vit shumë aktiv në drejtim të konsolidimit të sistemit bankar dhe po shoqërohet me transaksione të mëdha të shit-blerjes së bankave ose konvertimit të kapitalit, që pritet të kenë ndikim si në kërkesën ashtu dhe në ofertën për valutë.

Së pesti, hotelet kanë marrë parapagim në valutë nga rezervimet e agjencive turistike, teksa edhe këtë vit vendi ynë pritet të arrijë rekord të numrit të turistëve që vijnë për pushime. /Monitor/

Modifikuar më Hënë, 23 Prill 2018 13:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...