A shpenzojnë shqiptarët për të dhuruar lule?! Zbuloni shifrat

Hënë, 23 Prill 2018 21:15


Industria e luleve, një industri e re në moshë, jo më shumë se 15 -vjeçare, duket se po fiton ndjeshëm terren dhe po bëhet një ndër bizneset në lulëzim.

Të shumta janë rrugët ku dyqanet e luleve janë thuajse ngjitur me njëra-tjetrën, e ndërsa konsiderohet një biznes si gjithë të tjerët në hapje dhe menaxhim. Tregu i luleve të prera, të destinuara për buqeta, dominohet nga importi në masën mbi 90 %, dhe importuesi kryesor është Italia.

E ndërsa importi ka sërish edhe një pjesë të mirë të “tortës” së këtij tregu edhe sa i përket luleve, bimëve e shkurreve dekorative që përdoren për zbukurimin e ambienteve të jashtme e të brendshme të bizneseve, të vilave apo ballkoneve të shtëpive.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, rreth 1 miliard lekë është furnizimi në total vetëm për vitin 2017, vit i cili ka qenë më i miri për tregtarët e luleve, gjë që tregon trendin e qytetarëve drejt zëvendësimit të dhuratave me një buqetë lulesh në rastet e gëzimeve, festave, ditëlindjeve apo edhe pa arsye të veçantë.

Megjithëse një industri e re, duket se orientimi i qytetarëve drejt luleve ka pasur rritje progresive nga viti në vit, fenomen që mbizotëron më së shumti në kryeqytet, çka ka sjellë që edhe bizneset e vogla të tregtimit të luleve të shtohen.  Pronarët e dyqaneve të luleve, shprehen se shpenzimet për këtë produkt janë rritur ndjeshëm. Tendenca është që qytetarët të zgjedhin buqeta të kompozuara me cilësi dhe me një çmim që për nivelin e pagave, mund të përfshihen tek dhuratat e mira, raporton "scan".

Shpenzimi mesatar për një buqetë varion nga 3 mijë deri në 5 mijë lekë”. Megjithatë, sipas administratorëve të këtyre bizneseve, qytetarët që blejnë lule kanë një standard mestar apo mbimesatar, duke e konsideruar si një klientelë të përzgjedhur dhe që ia di vlerën shpenzimit të bërë për një kompozim.

Çmimet e luleve janë të ndryshme. Ato fillojnë nga 100 lekë që është karafili deri në 800 lekë që është edhe lulja më e shtrenjtë, peonia, e cila përdoret kryesisht për dasma dhe është sezonale, vetëm në stinën e verës.

Modifikuar më Hënë, 23 Prill 2018 20:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...