×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Facebook fshin postimet për ISIS dhe Al Kaedën, ja arsyeja

Tuesday, 24 Prill 2018 19:34
Foto ilustruese Foto ilustruese

Ndryshime të mëdha kanë ndodhur në Facebook pas skandalit me të dhënat e përdoruesve.

Facebook ka rritur sigurinë dhe janë fshirë më shumë se 1.9 milionë postime që kanë pasur lidhje me ISIS dhe Al Kaedën.

Në 3 mujorin e parë të 2018, Facebook ka zbuluar 1.9 milionë postime me përmbajtje që lidhen me ISIS dhe Al Kaedën. Kjo është një shifër e dyfishuar me 3 mujorin e vitit të kaluar. Ashtu siç ka shpjeguar dhe vetë kompania me anë të një deklarate, pjesa më e madhe e publikimeve janë hequr nga rrjeti social, ndërsa të tjerët janë sinjalizuar me një paralajmërim.

Në sajë të një shtyse të re, pas çështjes shumë të përfolur me Cambridge Analytica, Facebook për herë të parë kë bërë të ditur përkufizimin e saj të terrorizmit: “Çfarëdo lloj organizate joqeveritare që merret me akte dhune të paramenduara kundër personave apo pronës për të frikësuar popullsinë, një qeveri apo një organizatë ndërkombëtare me qëllim që të arrijë një objektiv politik, fetar apo ideologjik”.

Të paktën kështu lexohet në deklaratën e firmosur nga Monika Bickert, zëvendëspresidente e menaxhimit të politikave globale të Facebook dhe nga Brian Fishman, shef i politikave kundër terrorizmit.

Gjithashtu në deklaratë nënvizohet se rrjeti social ka rritur nivelin e sigurisë si dhe ka bërë të mundur që publikimet e natyrës terroriste të evidentohen shumë shpejt.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...