SKANDAL/ Gjykata liroi nga burgu urdhëruesin e vrasjes së komisar Cukut

E mërkurë, 25 Prill 2018 20:10

Pa u mbushur as 10 ditë nga shpallja në kërkim ndërkombëtar e Bledar Jambellit, i dyshuar si urdhërues i vrasjes së kryekomisar Artan Cukut, News 24 zbardh vendimin e gjykatës së Apelit Vlorë, që i dha pafajësinë 38-vjeçarit, ndonëse mbi supe i rëndonin dy vrasje.

Jambelli akuzohej për ngjarjen e ndodhur mesditën e 30 nëntorit 2006 në lagjen “11 janari” të qytetit të Vlorës, ku u qëlluan për vdekje, Shpëtim Muka e Ervis Shehaj, ndërsa mbeti i plagosur nipi i Mukës, Edvin Zanaj.

Në vendimin e gjykatës së Apelit Vlorë, renditen të gjitha argumentet ku është bazuar trupa gjykuese, për t’i dhënë pafajësinë 38-vjecarit, të cilin me ngjarjen e lidhnin disa gjurmë gishtërinjsh, të gjetura në derën e jashtme të automjetit me të cilin u larguan autorët e krimit, ndonëse prova u rrëzua gjatë gjykimit.

Në automjetin tip “Benz” 250, me targa VL 0942 A, që përdorën autorët gjatë krimit dhe e braktisën në aksin rrugor Bestrovë-Bunavi, u gjetën disa prova materiale.

Konkretisht, një xhup ngjyrë kafe material doku, dy doreza pambuku ngjyrë e zezë, një kapele, tri gjurmë gishtërinjsh, të emërtuara me shkronjat “A”, “B”, “C”.

Në vendim theksohet, se për gjurmën A, janë kryer katër akt-ekspertime ku konkluzionet janë tërësisht të kundërta. Dy aktet e para, konkluzioni është se gjurma nuk ishte e vlefshme për identifikim, ndërsa në aktin e tretë konkluzioni është “e mjaftueshme për identifikim”.

Pas arrestimit të 38-vjeçarit, në dhjetor të 2012, si i dyshuar për vrasjen e Amarildo Delaj, shtatorin e po të njëjtit vit, është urdhëruar kryerja e një ekspertimi të ri, konkluzioni i të cilit është se “gjurma e emëruar me shkronjën A, është formuar nga gishti i unazës dhe gishti i vogël i dorës së djathtë të Bledar Jambellit”.

Në kushtet kur ekspertët janë kontradiktorë, gjykata arsyeton “se një provë e vetme nuk është e mjaftueshme për të deklaruar fajtor të pandehurin, edhe sikur kjo provë të ishte pa të meta dhe pa dyshime mbi të”.

Trupa gjykuese thekson se nuk e mori në konsideratë provën, pasi nuk është përcaktuar qartësisht se ku gjendet gjurma, ndaj në këtë pikë akuzon policinë se ka kryer shkelje të rëndë gjatë marrjes së provës, duke lënë rrjedhimisht vend për dyshime lidhur me vërtetësinë.

Një tjetër, argument që trupa gjykuese e interpreton në favor të të pandehurit, është edhe fakti se asnjë nga dëshmitarët si dhe i plagosuri Edvin Zanaj, nuk e identifikuan Jambellin si autor të krimit, ndaj për mungesë provash ai mori pafajësinë.

Prej lirimit nga burgu, nuk dihej më asgjë për fierakun. Emri i tij u rikthye në vëmendje, kur më 18 prill 2018, u shpall në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se urdhëroi vrasjen e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku, në shenjë hakmarrje pasi ky i fundit e arrestoi në 2012.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...