Një kthim jo i suksesshëm i Ramës nga Berlini. Kryeministri është shfaqur i tensionuar, madje dhe me vështirësi në frymëmarrje në daljen e tij për gazetarët.
Gjatë gjithë konferencës, ai ka dhënë një performancë jo të mirë, përsa i përket “mashtrimit” me oratorinë.
Siç duket, pyetjet e gazetarëve e kanë vënë në vështirësi Ramën, pasi ai ka anashkaluar pyetjen se çfarë konkretisht u fol me Merkelin për çështjen ‘’Tahiri”.
Rama u shpreh se në intervistat e dhëna në Gjermani, ka sqaruar edhe si funksionon “kazani mediatik’ në Shqipëri, referuar mediave shqiptare.
Kur u pyet se si i thuhet ‘kazanit’ në gjermanisht, Rama është shprehur se nuk e di diçka të tillë.
Vizita e Ramës në Gjermani është shoqëruar me qëndrime të forta të Berlinit zyrtar, se reformat e qeverisë shqiptare janë të pamjaftueshme për ecurinë drejt BE-së.