Mediat gjermane: Teatri shndërrohet në qendër tregtare

Tuesday, 01 May 2018 19:09

Para disa ditësh gazeta e njohur gjermane “Die Welt” i ka kushtuar një artikull Tiranës ku nuk janë lënë pa përmendur edhe kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë Erion Veliajn.

Një nga çështjet kryesore që përmenden në këtë artikull është ajo e Teatrit Kombëtar. Media gjermane thekson se ndërtesa e re e Teatrit Kombëtar e transformon zonën me mjedise zyrash e shopping-u.

“Puna e Ramës për transformimin e qytetit po vijon fuqishëm nga pasardhësi i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kujdes kur takon Veliajn, me “këshillojnë” ata që e njohin, përndryshe do të të vërë të mbjellësh ndonjë pemë, e ka me shumë qejf atë projekt. Kur mbërrita, zbulova se pemët e asaj dite i kish mbjellë që në mëngjes. Veliaj, 38 vjeçar, i veshur me një jelek prej djaloshi, brof në këmbë në zyrën e tij 100 m2, të mbushur me suvenire, dhuratë nga delegacionet, dhe modele dizajni arkitekture. Ngjan si kënd lodrash, ku vijnë me kërshëri fëmijët. Një ditë më parë, Veliaj, së bashku me Kryeministrin, prezantuan planin për një Teatër të ri Kombëtar në qendër të qytetit. Ylli danez i arkitekturës Bjarke Ingels ka projektuar ndërtesën në disa etapa, që e transformojnë zonën me mjedise zyrash e shopping-u.”, shkruan “Die Welt”.

veliaj 2

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 19:41

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...