Konspiracionistët hedhin poshtë ligjet e Njutonit për gravitetin, Toka është e sheshtë

E mërkurë, 02 May 2018 19:29

Kundërshtuesit  ligjit të  gravitetit u mblodhën në një konferencë dhe kanë hedhur poshtë të gjitha ligjet e fizikës që njihen deri më sot.

Ata besojnë se Toka është e sheshtë .

Rreth 200 persona u mblodhën në Birmingham në Konventën e parë (Jo)shkencore të këtij lloji në Britaninë e Madhe.

Mes tyre ishte edhe David Marsh, një emër i njohur mes tokë-sheshtëve, që bëri zbulimin e madh: graviteti nuk ekziston dhe ai mund ta provojë këtë.

“Puna ime kërkimore shkatërron teorinë e big-bangut dhe mbështet idenë që graviteti nuk ekziston dhe e vetmja forcë natyrore që ekziston është elektromagnetizmi”, deklaroi ai.

Për ta provuar këtë “shkencërisht”, Marsh përdor një kamera Nikon dhe një aplikacion. “Eksperimentin” thotë se e kreu nga “bahçja” e tij, duke e drejtuar kamerën në drejtim të Hënës dhe duke e ndjekur atë përgjatë gjithë kohës, falë aplikacionit të përdorur. Përfundimi, sipas Marsh, nëse graviteti do të ekzistonte, kamera nuk do të mund ta ndiqte Hënën përgjatë gjithë udhëtimit të saj.

Ndërkohë, Darren Nesbit dha përgjigjen e shumëpritur për pyetjen që të gjithë presin: pra, nëse Toka është e sheshtë, pse nuk rrëzohemi kur shkojmë në fund të saj, apo pse nuk përplasemi në fund të saj me një mur.

“Të gjithë e dimë që udhëtimi pambarim nga lindja në perëndim dhe anasjelltas është një realitet. Një përgjigje logjike për ata që vërtet janë të lirë të mendojnë, është fakti që ndodh një efekt Pac-Man”, thotë Nesbit.

Pra, sipas tij, sa herë që në i shkojmë në fund Tokës së sheshtë, rikthehemi edhe një herë aty ku jemi nisur, njësoj si Pac Man tek loja e famshme elektronike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...