Quhet LG G7 ThinQ dhe është smartphone i ri i kompanisë koreanojugore i prezantuar dje në një event ne Nju Jork. Një model që konkurron denjësisht me telefonat e top gamës së kompanive të tjera.
Le të shohim më poshtë karakteristikat e LG G7 ThinQ
Inteligjenca Artificiale
Përfshirja e Inteligjencës Artificiale është mjaft e përhapur tek smartphone-t. LG ndjek këtë trend dhe shumë parametra të këtij modeli mbështeten tek algoritmet inteligjente që thjeshtojnë përvojën e përdorimit të smartphone. LG G7 ka procesor Qualcomm Snapdragon 845 me Inteligjencë Artificiale të integruar. Një procesor që vë në dispozicion teknologji për të përshpejtuar gjithë veprimet e njohjes së fytyrës dhe analizave të situatave.
LG G7 zotëron certifikatën IP68 që do të thotë se është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Thuhet se LG G7 “ka kaluar 14 teste MIL-STD 810G të përcaktuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vlerësuar funksionimin e aparaturave në ambiente armiqësore”. Karakteristika të tjera: 4 G RAM, 64 GB memorie e brendshme, me mundësi zgjerimi me microSD, bateri 3,000mAh me karikim wireless, sistem operativ Android 8.0 Oreo. Përmasat 12 x 71.9 x 7.9 mm. Peshon 162 gramë.
Ekrani
Kjo është pika më e fortë. LG G7 ka ekran 6,1 inç, thuajse gjysmë inç më shumë se modeli i mëparshëm, me diagonale 19,5:9, rezolucion QHD + (3120 x 1440 piksel) dhe një kornizë që është thuajse 50 për qind më e hollë se LG G6. I realizuar me një teknologji të re LCD të LG, Super Bright Display, ekrani i LG G7, mund të lexohet me lehtësi edhe kur i bie direkt drita e diellit, falë ndriçimit që vjen – deri në 1.000 nit me spektër ngjyre 100% të standardit DCI-P3.
Është interesante edhe ndryshimi i tonalitetit në varësi të përmbajtjes. Ekrani mund të vihet në disa modalitete: Auto, Eco, Cinema, Sports, Game dhe Expert. Në modalitetin Auto, telefoni analizon automatikisht përmbajtjen e fotove dhe lojërave për të përmirësuar ekranin dhe konsumin energjetik. Si shumë modele të tjerë konkurrentë, edhe LG G7 ka të famshim “notch” në pjesën e sipërme të ekranit., i cili është i personalizueshëm dhe mund të eliminohet.
Fotokamera
Kamera në pjesën e përparme të LG G7 është 8 MP, ndërsa në pjesën e pasme ka dy fotokamera 16 MG. Inteligjenca Artificiale e aplikuar te fotokamera (AI CAM) ofron tek G7 19 modalitete shkrepjeje. Mjaft interesant është edhe funksioni Super Bright Camera, për foto me cilësi të lartë në një ambient pa dritë.
Çmimi dhe data e daljes në treg
LG G7 do të dalë në treg në ditët e ardhshme në Korenë e Jugut, më pas në Amerikën e Veriut, Europë, Amerikën Latine dhe Azi. Çmimi 849 euro. LG G7 ThinQ do të jetë në katër ngjyra: blu, gri, e zezë dhe rozë e errët.